Flash News

Ditari i Opozitës

Rama foli për transformim të bujqësisë, PD publikon shifrat: Qeveria ka braktisur dhe nënçmuar fermerët; defiçiti vjetor shkon 85 mln euro

Rama foli për transformim të bujqësisë, PD publikon shifrat:
Eksperti i Ekonomisë në PD, Dorjan Teliti

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama për transformimin e bujqësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti shprehet se “7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro vetëm nga rritja me 24 lekë të taksës së qarkullimit mbi naftën që përdorin në bujqësi.”

Sipas Telitit, interesi i Ramës është “ekonomia mafioze të PPP-ve të plehrave, për bujqësia”, pasi ndërsa fqinjët investojnë në këtë sektor, kreu i qeverisë ka braktisur dhe nënçmuar fermerët.

Reagimi i plotë i Ramës:

Defiçiti vjetor i shkëmbimeve bujqësore vetëm me BE-në është thelluar me 85 milion euro që kur ER erdhi në pushtet.

Me statistika të rreme për sipërfaqen e tokës së ujitur, ER prapë nuk i mbulon dot premtimet e gënjeshtërta për fermerët shqiptarë.

Ujitja e 5 mijë ha tokë më shumë në vit është thjesht qesharake (210 mijë ha kishin akses në ujë në 2013).

Kurrë me qartë se gjatë kësaj pandemie u duk braktisja dhe nënçmimi i ER për fermerët.

48% e popullsisë së vendit jeton në zonat rurale, 20% e ekonomisë shqiptare vjen nga bujqësia, por ER dha vetëm 6 milion për fermerët. 15 herë më pak se Kosova (91 mil euro), 13 herë më pak se Maqedonia e Veriut (80 mil Euro), 10 herë më pak se Mali i Zi (61 mil euro).

ER ka vëmendje, para dhe interes vetëm për një sektor: ekonominë mafioze të PPP-ve të plehrave.

Rama foli për transformim të bujqësisë, PD publikon shifrat:

Rama foli për transformim të bujqësisë, PD publikon shifrat:

Të fundit