Flash News

Ditari i Opozitës

'Bojkotoi' fjalimin e Osmanit në Kuvend, Berisha: Rama nxinte, por e nderoi me mungesën e tij

'Bojkotoi' fjalimin e Osmanit në Kuvend, Berisha: Rama nxinte,
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mosprezencën e kreut të qeverisë gjatë fjalës së Presidentes në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh: “Rama e nderoi Osmanin me mungesën e tij”.

Si e gjykoni mungesën e Ramës në Kuvend?

Rama e nderoi me mungesën e tij. Ai nxinte, por e nderoi me mungesën e tij.

A ka shprehur shqetësim zonja Osmani tek ju për mungesën e përkrahjes nga Edi Rama?

Edi Rama nuk ishte objekt bisedimesh mes meje dhe zonjës Osmani. Problemet që diskutuam bashkë ishin përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme dinjitoze, përpjekjet tona të përbashkëta kundër çdo projekti i cili cenon dhe dhunon integritetin e vendeve tona dhe rrugën Evropiane të tyre.

Të fundit