Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama i quan normale aferat", Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, e ka vendin sot në shesh

"Rama i quan normale aferat", Këlliçi: Kushdo që

Deputeti i PD, Belind Këlliçi u ka drejtuar një thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që zhvillohet sot në orën 17:00 përballë Kryeministrisë.

Në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.

Postimi i plotë:

Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.

Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.

Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?

Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.

Bashkohemi në një protestë historike në oren 17:00, para Kryeministrisë.

Të fundit