Flash News

Ditari i Opozitës

Rama me helikoper drejt Korçës, Berisha: Kryehajduti e gjeti zgjidhjen

Rama me helikoper drejt Korçës, Berisha: Kryehajduti e gjeti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Korçës, por jo në rrugë tokësore  pasi akset e juglindjes janë shembur, por me helikopter. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale  Berisha e cilëson Ramën kryehajdut dhe shkruan se ai e gjen zgjidhjen duke shkuar ne Korçë me helikopter, pasi akset e juglindjes janë shembur. 

"Kryehajduti gjen zgjidhjen, pasi akset e juglindjes janë shembur ai i hipen helikopterit për të shkuar në Korçë!", shkruan Berisha. 

Reagimi i liderit demokrat vjen në një kohë kur aksi Librazhd–Pogradec mbetet problematik, pas shembjeve të njëpasnjëshme në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

 

 

Të fundit