Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama neo-otoman!", Gjekmarkaj: Po tenton të zhdukë opozitën dhe Kushtetutën

"Rama neo-otoman!", Gjekmarkaj: Po tenton të zhdukë

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka krijuar një realitet neo-otoman

“Ky është sesion sfidash e betejash për opozitën. E di që duket paradoksale, jemi në parlament dhe nuk njohim 11 majin. Në vend të zgjedhjeve patëm një farsë në çdo aspekt. E tha raporti i OSBE që partia dhe shteti janë një. Zgjedhje të manipuluara e fasadë që ne do ti denoncojmë dhe nuk do të reshtim ta bëjmë sërish.

Jemi në parlament edhe për këtë dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë të mbetur për të komunikuar me shqiptarët e ndërkombëtarët. Paraditen në parlament nuk e ndaja dot që jemi në realitet neo-otoman apo neo-komunist? Jemi në realitet paradoksal dhe e ndjeja në çdo minutë e orë që isha në parlament”, tha ai në A2 CNN.

Gjekmarkaj shkon më tej me akuzat ndaj kreut të qeverisë duke shtuar se ai po tenton të opozitën dhe Kushtetutën.

“Flitet për Europën, kapituj e parime dhe sjellja është ose neo-otomane ose neo-komuniste për të zhdukur dhe mbyllur gojën opozitës, për të kthyer kushtetutën dhe pastaj rregullorja e kuvendit e dhunuar nga socialistët duke ndryshuar krejt strukturën për të zvogëluar opozitën”, tha deputeti demokrat. 

 

Të fundit