Flash News

Ditari i Opozitës

Rama nuk iu "bind" BE-së për votimin për kreun e AMA, Basha: Kjo s'është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë

Rama nuk iu "bind" BE-së për votimin për kreun e AMA,

Edhe pse Delegacioni i BE-së dhe OSBE bën thirrje që kryetari dhe bordi i AMA-s të zgjidhen në shtator nga Kuvendi i ri, ku të jetë pjesë dhe opozita reale, mazhoranca nuk reflektoi dhe do i zgjedhë në seancën e sotme plenare.

Lidhur me këtë, ka ardhur një reagim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili thekson se kryeministri Edi Rama zgjodhi të bëjë të kundërtën e asaj që i kërkoi BE dhe OSBE, sapo i jepet shansi për të vepruar në shërbim të interesave të vendit.

Sipas kryedemokratiti, kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Postimi i Bashës në rrjetet sociale:

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Të fundit