Flash News

Ditari i Opozitës

Rama sulmoi gjyqtarin, reagon Bardhi:Favorizove vetë ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin

Rama sulmoi gjyqtarin, reagon Bardhi:Favorizove vetë ndërtuesit e

Kreu i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi ka reaguar i revoltuar pasi kryeministri Edi Rama sulmoi publikisht gjyqtarin Hazbi Balliu për një vendim lidhur me një pallat te konfiskuar në Tiranë, ku ishte planifikuar të zhvendosej Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Gjykata vendosi të mbrojë palën që kundërshton këtë zhvendosje, dhe kjo ka mjaftuar që Rama ta cilësojë vendimin si “skandaloz”.

Në reagimin e tij Bardhi sjell në vëmendje që ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm.  

"Edi Rama paska pyetur sot "Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut”. 

Dikush duhet t'i kujtojë që vetë ai s'ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton që ka firmosur vetë vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin. 

Gjyqtarët e prokurorët e Republikës nuk miratojnë rregulla, por janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi, pavarësisht se mund të mos u pëlqejnë apo të konstatojnë se mbajnë firmën e njerëzve pa tru e antishtet si Edi Rama!", shkruan Bardhi. 

Të fundit