Flash News

Ditari i Opozitës

Rama premtoi rritje pagash për Emergjencat Civile, PD: Propagandë e neveritshme, prej kohësh të braktisur

Rama premtoi rritje pagash për Emergjencat Civile, PD: Propagandë e

Partia Demokratike ka reaguar pas bilancit që u bë sot për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend dhe mirënjohjes së shprehur ndaj forcave të zjarrfikësve, policisë, ushtrisë dhe emergjencave.

Deputeti i zgjedhur Tomorr Alizoti i cilësoi propagandë, deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë. Rama premtoi modernizim të strukturave të Emergjencave Civile dhe rritje të pagave.

Sipas Alizotit, qeveria i ka "braktisur" forcat e ushtrisë dhe të Emergjencave Civile, duke theksuar mjetet rrethanore me të cilat u përpoqën të vinin në kontroll flakët.

Ai kërkon që ligji të mos veprojë vetëm mbi zjarrvënësit, por edhe ndaj zyrtarëve të korruptuar që kanë shpërdoruar detyrën.

Të fundit