Flash News

Ditari i Opozitës

Rama prezantoi planin, reagon Basha: 'Krizë' për të fshehur vjedhjen përmes OSHEE-së

Rama prezantoi planin, reagon Basha: 'Krizë' për të

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas prezantimit të planit të mbrojtjes përballë emergjencës energjitike, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i PD thotë se Rama po fsheh vjedhjen përmes krizës. Sipas tij, kjo është një krizë artficiale, ndërsa hedh akuza se kryeministri do abuzojë në bashkëpunim me OSHEE-në.

"'Krizë' për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me 'krizë'. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti", shkruan Basha në rrjtet sociale.

Të fundit