Flash News

Ditari i Opozitës

Rama prezantoi qeverinë dhe objektivat, Basha: Vijon loja e vjetër me bedelë të rinj

Rama prezantoi qeverinë dhe objektivat, Basha: Vijon loja e vjetër me

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi qeverinë e re, dha porositë për mandatin e tretë, si dhe ironizoi kundërshtarët politikë.

Basha i është përgjigjur Ramës me raportin e OSBE/ODIHR, ku thekson se u provua blerja e votave, shkrirja e partisë me pushtetin, shpërdorimi i aseteve publike, punësimi fiktiv, presioni ndaj administratës, etj.

Kryedemokrati shton se për këto shkelje, PD ka depozituar padi në SPAK dhe i bëri thirrje këtij të fundit që të mos qëndrojë duarkryq, ndërsa qeveria "vijon lojën e vjetër me bedelë të rinj".

Basha thotë se raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i dejnoncimeve të PD, por dhe një udhërrëfyes për aksionin e kësaj partie.

Të fundit