Flash News

Ditari i Opozitës

Rama shkarkoi Veliajn, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës: Aktorët ndryshojnë por regjisori mbetet i njëjti

Rama shkarkoi Veliajn, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të

Menjëherë pas shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi nga ana e këshilltarëve të opozitës në Bashkinë më të madhe në vend.

Në një reagim në rrjetet sociale, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, tha se me vendimmarrjen e komunikuar këtë të enjte nga Rama, u vërtetua tanimë se Tirana drejtohet nga kryeministri dhe jo Këshilli Bashkiak, siç parashikon ligji.

Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme prej muajsh të këshillatrëve të opozitës, Teliti thotë se është e kotë të presësh vendime nga instancat zyrtar, kur përgjigjet vijnë gjithmonë nga një zyrë të vetme, larg syve të publikut.

Reagimi

TIRANËN E DREJTON KRYEMINISTRI DHE JO KËSHILLI BASHKIAK.

Sapo na u vërtetua edhe një herë ajo që e dinim prej kohësh: Tirana drejtohet nga i njëjti njeri që drejton çdo cep të këtij vendi, nga kotecat e pulave deri te Asambleja e PS-së.

​Është e kotë të presësh vendime nga instancat zyrtare (prej 4 muajsh kemi kërkuar zgjedhje në Tiranë) kur përgjigjet vijnë gjithmonë nga një zyrë të vetme, larg syve të publikut. Çdo lëvizje, çdo projekt, çdo vendim, ka një firmë të vetme.

​Kjo situatë na tregon qartë se demokracia është shndërruar në një shfaqje, ku aktorët ndryshojnë, por regjisori mbetet gjithmonë i njëjti.

Të fundit