Flash News

Ditari i Opozitës

Ranucci u kërcënua nga kartelet e drogës, Spahia: Tipike të shtetit kriminal të Edi Ramës

Ranucci u kërcënua nga kartelet e drogës, Spahia: Tipike të

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që i janë bërë nga kartelet e drogës,gazetarit italian, Sigfrido Ranucci.

Spahia shkruan se kërcënimet mafioze tipike të shtetit kriminal të Edi Ramës i cili pret në zyrë dhe bashkëpunon me përfaqësuesit e karteleve shqiptaro-meksikane, tregojnë përsëri fytyrën e shëmtuar kriminale dhe panikun që i ka kapur nga dalja në shesh e të vërtetës në sytë e mbarë botës.

POSTIMI NË FACEBOOK

Solidaritet për gazetarin Sigfrido Ranucci dhe çdo gazetar që ngre zërin për të vërtetën dhe që përballet me NARKOSHTET apo çfarëdo kërcënimi nga kushdo qoftë në plotësimin e misionit të tyre fisnik dhe jetik për demokracinë.

Kërcënimet mafioze tipike të shtetit kriminal të Edi Ramës i cili pret në zyrë dhe bashkëpunon me përfaqësuesit e karteleve shqiptaro-meksikane, tregojnë përsëri fytyrën e shëmtuar kriminale dhe panikun që i ka kapur nga dalja në shesh e të vërtetës në sytë e mbarë botës.

Çdo ditë e më shumë bota po e kupton tragjedinë që po përjetojnë Shqipëria e shqiptarët dhe pasojat e tmerrshme që sjell edhe për Europën një NARKOSHTET në zemër të saj.

 

Të fundit