Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Raporti i DASH shënoi fundin e epokës së mashtrimeve të Ramës!

Boçi: Raporti i DASH shënoi fundin e epokës së mashtrimeve

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend teksa është ndalur te raporti i DASH për vendin tonë për klimën e investimeve.

I ftuar në Syri TV, Boçi u shpreh se raporti shënon sipas tij fundin e një epoke mashtrimesh politike dhe fillimin e zbardhjes së së vërtetës për qeverisjen aktuale.

Deputeti demokrat vlerësoi se dokumenti më i fundit zyrtar nga SHBA përbën një dëshmi të qartë për krizën e thellë të demokracisë në vend, duke treguar se nën drejtimin e Edi Ramës janë shkatërruar themelet e konkurrencës së lirë, është deformuar ekonomia dhe janë kapur institucionet. 

Boçi: Unë them se këto ditë janë pika kthese, pasi këto ditë janë përsëritje.

Rama ka pasur edhe ditë të tjera më parë dhe i ka tejkaluar me ato xhonglimet e veta, me mbështetjen që i ka ende nga përfaqësuesit e Soros-it kudo në Europë.

Mirëpo, tani që i ka ikur mbështetja amerikane, qartazi po dalin në pah gjithçka që ai ka ndërtuar gjatë këtyre viteve, duke u shënuar ajo kthesa e raporteve, pasi ky është një qëndrim zyrtar i SHBA-së.

Nëse i lidhim bashkë këto argumente, duket se ka një fokus të shtuar për Shqipërinë, për atë që përfaqëson qeverisja e Shqipërisë, ekonomia e saj dhe përse jo, edhe politika e shoqëria, duke përfshirë edhe drejtësinë, pasi ajo ka marrë shumë debat.

Raporti bën një skaner të qartë se çfarë është kjo qeverisje, çfarë ekonomie të deformuar ka krijuar, duke ndikuar në sfera të tjera të jetës.

Unë mendoj se kur një raport që vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se nuk ka konkurrencë të lirë, atëherë është zhdukur parametri kryesor i demokracisë nga pikëpamja e lirë, nga tregu i lirë apo konkurrenca.

Raporti tregon qartë se në krye të Shqipërisë është një njeri që vepron si një organizatë kriminale.

Nga fillimi deri në fund ai është goditës, është larguar tashmë ajo tradita e atyre raporteve që kishin brenda interpretime, dhe qeveria më pas interpretonte vetëm atë që i donte.

Është një moment kthese i zbulimit të së vërtetës, që nuk vjen më me syrin e brendshëm, por me atë të jashtëm, siç është SHBA-ja, dhe reflektimet pas këtij raporti duhet të jenë të mëdha, pavarësisht sfumimeve që mediat pranë qeverisë bëjnë ndaj raportit.

Raporti flet hapur për para të pista, ligje që bëhen me porosi dhe për ujën këmbëkryq të këtij korrupsioni në çdo nivel ekonomik apo social të qeverisë".

Të fundit