Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i DASH, Kryemadhi-Ramës: ‘Peshku qelbet nga koka’, qeveria e fasadave pëlqen deklaratat propagandistike

Raporti i DASH, Kryemadhi-Ramës: ‘Peshku qelbet nga koka’,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit reagoi lidhur me raportin e DASH.

Sipas Kryemadhit, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

Sipas saj, qeveria nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike.

“Peshku qelbet nga koka”, do të ishte përkufizimi troç e shqip i raportit të DASH për Shqipërinë. E kam lexuar me shumë shqetësim çdo gjetje, që nga zgjedhjet me probleme, korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit edhe pas reformës në drejtësi, e deri tek kufizimi i lirive e të drejtave themelore.

Përtej çdo justifikimi, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

E kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes", tha Kryemadhi. 

 

Të fundit