Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i DASH/ Vasili: Shqipëria buzë greminës! Vendi në duart e narkotrafikantëve

Raporti i DASH/ Vasili: Shqipëria buzë greminës! Vendi në

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Shqipërinë i cili theksonte ndër të tjera korrupsionin e përhapur, sistemin gjyqësor të dobët, mungesën e transparencës në prokurimet publike, si dhe praninë e madhe të ekonomisë informale dhe pastrimit të parave.

I ftuar në Syri TV, Vasili shprehet se ky është sipas tij një raport shumë më i drejtpërdrejtë se të tjerëtu i cili evidenton korrupsionin e përhapur dhe të thellë në çdo sektor të vendit.

Ai shtoi se Shqipëria nuk është më një vend me ekonomi të qëndrueshme dhe të ligjshme, por një shtet buzë greminës ku ligji nuk gjen zbatim.

Vasili: Raporti i DASH i këtij viti, është në vijimësinë logjike të raporteve të mëparshëm. Edhe në raportet e mëparshme kemi patur gjetje shumë kritike, shumë të forta. Ky dallon nga raportet e tjera, sepse është shumë i drejtpërdrejtë dhe nuk ka ato notat diplomatike që kanë shoqëruar raportet e tjera të cilët herë pas here theksonin edhe faktin që  ‘qeveria po bën’, apo ‘ka përpjekje’, etj etj.

Në këtë pikë është shumë e qartë që kjo është situata dramatike shumë e rëndë dhe në momentin që aty është përdorur termi ‘korrupsioni i qëndrueshëm’, pra që është betonizuar ky korrupsioni në çdo element. Që ka një moszbatim të ligjit në të gjitha sektorët. Ju e dini që ka përjashtuar edhe mediat. Në këtë mënyrë nënvizon edhe kapjen e medias medias nga korrupsioni, nga qeveria dhe i vë vulën faktit që situata në Shqipëri është kritike në çdo aspekt.

Më thjeshtë akoma... Shqipëria nuk është më produkt i një ekonomie të qëndrueshme, i një ekonomie të ligjshme, i një vendi ku zbatohet dhe respektohet ligji dhe njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, por është një duart e narkotrafikantëve dhe të korrupsionit që sigurisht e bëjnë Shqipërinë që të ndodhet në buzë të greminës sepse...pra nuk zhvillohet një vend kapitalizmi por zbulohet si një vatër e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshme.

 

Të fundit