Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, PD: Taksat e larta prodhojnë korrupsion dhe oligarki

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, PD: Taksat e larta

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me Indeksin e Dhomës Amerikane  të Tregtisë, sipas së cilit në vitin 2020 është shënuar një rënie e ndjeshme besimit kundrejt bizneseve.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se raporti i Dhomës Amerikane sinjalizon krizën e thellë në besim, duke shtuar se arsyet që kanë çuar në krizë janë “taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.”

“Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen”, shkruan Tabaku.

Reagimi i plotë:

Rënia më e madhe e besimit në ekonomi, 37.6 % bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012.

Raporti i fundit i AmCham është një sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës.

Kjo ka sjellë dhe rënien e besimit të biznesit në ekonomi, pasi indeksi ka shkuar në 37.66 duke prekur nivelin më të ulët që nga 2012.

Arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë: taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.

- 60% e bizneseve të intervistuara janë kundër sistemit të taksave dhe tatimeve të ngritura nga qeveria. E konsiderojnë të pandershëm dhe jo të drejtë.

- Taksat e larta dhe të padrejta prodhojnë një sistem të korruptuar ku nuk është më i miri që përfiton por më i pandershmi.

33.4% e bizneseve shprehen se niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm dhe që është në çdo qelizë të shoqërisë dhe qeverisë.

- Ekonomi e centralizuar dhe komanduar nga oligopolet dhe monopolet. Indeksi i një ekonomie jo të lirë por të qeverisur nga monopolet dhe oligopolet është përkeqësuar pasi ky indikator është i tretë në renditje dhe më i përkeqësuari.

Janë këto triniteti i të këqijave që më pas prodhon një burokraci të madhe, tarifa dhe letra të pafundme që më shumë i hanë kohë biznesit në zyra se sa i japin mundësi të prosperojë.

Zgjidhja e vetme është që të ndryshohet kursi, por askush nuk beson se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të ndryshojë kursin.

Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen.

 

Të fundit