Flash News

Ditari i Opozitës

Raporti i IBAR/ Berisha: Rama telefonoi zyrtarë të BE për të penguar bllokimin, por dështoi

Raporti i IBAR/ Berisha: Rama telefonoi zyrtarë të BE për të

\Nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, kreu i PD Sali Berisha tregoi një tentativë të kryeministrit Rama për të penguar bllokimin e raportit të IBAR.

Sipas Berishës, Rama ka bërë disa telefonata me zyrtarët të lartë evropianë, por pa rezultat, pasi numri i vendeve që po pengojnë miratimin e IBAR, është në rritje.

“Sfidë të hapur që iu bëri qytetarëve duke provuar se vjedhjet e tij nuk mund të dënohen e gjykohen, Ai krijoi apo solli një bllokim të një raporti në KE që është raporti IBAR, raporti i ndërmjetëm, jo përfundimtar. Ky raport për Shqipërinë ka ngelur në klasë, me gjithë telefonatat e tij, janë dhjetëra orë me zyrtarë evropianë, ai nuk ka arritur, përkundrazi numri i vendeve, të cilat kanë kundërshtuar votimin e këtij raporti ka ardhur në rritje, por edhe numri i çështjeve që vendet kanë ngritur për Shqipërinë ka ardhur gjithnjë e në rritje”, tha Berisha.

 

Të fundit