Flash News

Ditari i Opozitës

Rasti Balluku/ Berisha denoncon skandalin: Peleshi mban provat në kasafortë, nuk ia dorëzon Këshillit të Mandateve

Rasti Balluku/ Berisha denoncon skandalin: Peleshi mban provat në

Nga selia blu, në një deklaratë për mediat, kreu i PD Sali Berisha denoncoi skandalin në të cilin është përfshirë kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Berisha tha se Peleshi mban në sirtar prova të dokmentuara lidhur me çështjen e Belinda Balluku dhe nuk lejon që anëtarët e Këshillit të Mandateve të kenë akses në to.

“Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat ku e bazojnë kërkesën për arrestimin e  Ballukut. Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep anëtarëve të komisionit të Mandateve, kjo nuk ka ndodhur kurrë.  Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme që e bëjnë Lubinë, thjeshtë një shërbëtore të Ramës. Ai nuk ua jep dhe kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit