Flash News

Ditari i Opozitës

Reagimi i ashpër i Rusisë ndaj Ramës, Nishani: Duke bërë patriotin po furnizon me barut shqiptarofobët

Reagimi i ashpër i Rusisë ndaj Ramës, Nishani: Duke

Ish-presidenti Bujar Nishani ka bërë një reagim mbi situatën që u krijua pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se,"bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time".

Kjo deklaratë solli reagimin e Rusisë, e cila e konsideroi  të papranueshme, duke shtuar se minon stabilitetin dhe dëmton 'Open Balkan'. 

Nisur nga kjo, Nishani thotë se Rama dhe kur tenton të luajë rolin e “patriotit” përsëri i shërben shqiptarofobëve, duke i furnizuar me “barut”. Sipas tij, kjo i dëmton shqiptarët.

Ai shton se nuk ka nevojë për këtë lloj retorike, por vetëm për punë në të mirë të interesit kombëtar.

"Kryeministri i Shqipërisë nuk ka kurrfarë nevoje të konsumohet me retorikë folklorike pa asnjë produkt. Çdo qeveri në Shqipëri mjafton veç të punojë në shërbim të Interesit Kombëtar! Kaq! Punë, punë, punë", thuhet në reagimin e Nishanit.

Ky i fundit shton se është koha që politika shqiptare të shpëtojë nga udhëheqësit e dërguar si “pako postale” prej Beogradit, ndërsa thekson se është koha që përgjegjësia t’ju rikthehet patriotëve.

Të fundit