Flash News

Ditari i Opozitës

Reagimi i gazetares, Balliu e falënderon: Vazhdojmë me denoncimet e vjedhjeve që mediat i kanë pasqyruar

Reagimi i gazetares, Balliu e falënderon: Vazhdojmë me denoncimet e

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka reaguar pas sqarimit që gazetarja e Euroneës Albania, Sara Demushi, bëri për opinionin publik lidhur me një hetim të nisur nga SPAK, mbi Palokën dhe Balliun.

Demushi sqaroi se pas tensioneve të ndodhura në protestën e 16 majit, nuk ka pasur për qëllim nisjen e ndonjë hetimi, por denoncimin e dy deputetëve në gjendje të tensionuar.

Balliu ka përshëndetur sqarimin e gazetares dhe ka falënderuar të gjitha mediat që kanë pasqyruar denoncimet e opozitës për qeverinë.

“Dua të falenderoj Sarën, gazetaren e Euronews për sqarimin që i ka bërë një keqkuptimi. 

Vazhdojmë përpara me denoncimin e vjedhjeve të zgjedhjeve nga Edi Rama, denoncime të cilat mediat dhe gazetarët me kurajo gjithmonë i kanë pasqyruar dhe denoncuar”, shkruan Balliu.

Të fundit