Flash News

Ditari i Opozitës

Reduktimi i deputetëve në 101? Berisha për propozimin e Ramës: Do ishte pozitive nëse parlamenti ndahej në 2 dhoma

Reduktimi i deputetëve në 101? Berisha për propozimin e

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve nga 140 sa janë aktualisht në 101.

I ftuar në Opinion, Berisha tha se zgjidhje më e mirë do të ishte ndarja e parlamentit në dy dhoma që do të sillte dhe reduktim të numrit të deputetëve.

“Ekzistenca e dy dhomave është një do të ishte një zhvillim pozitiv dhe nënkuptonte pa diskutim një reduktim të numrit të deputetëve. Këtë me 100 e ka marrë me Lul Bashën ky. Nuk është një përparësi për ne kjo. Ka shumë gjëra përpara që duhet të marrin përgjigje. Vendosja e dy dhomave me një numër të arsyeshëm jo të fryrë se shpenzime për qytetarët janë. Ky flet të heq kaq e aq deputet dhe në pamje të parë qëndron.

Por Rama ka 40 këshilltarë. Kjo listë pagesë e këshillit të ministrave tregon se ka patur 4 sekretare një drejtores kabineti dhe 39 këshilltarë, ndihmësa dhe analistë dhe një numër të pa deklaruar këshilltarësh të jashtëm dhe këta paguhen sa fëngu pulën. Pra, ky ka konceptin të ndihmësit dhe ky ka më shumë ndihmesa se Këshilltarët. Krijimi me dy dhoma ka qenë një projekti yni dhe i ndjeri Sabri Godo e ka shtruar gjithmonë”,-tha Berisha.

 

Të fundit