Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta për Srebrenicën/ Berisha i përgjigjet kryeministrit: Nuk ishte kurth, Rama me qëndrim zuzar

Rezoluta për Srebrenicën/ Berisha i përgjigjet kryeministrit: Nuk

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sërish për rrëzimin e rezolutës që dënonte masakrën e Srebrenicës.

Në një konferencë për media ai iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, duke i tëhënë se rezoluta nuk ishte kurth, por e bazuar në ligjet ndërkombëtare.

Duke dënuar aktin e mazhorancës, Berisha tha se qëndrimi i Ramës ishte prej “zuzari”.

“Pretendimet e Ramës e Ballës janë të neveritshme të personave të inkriminuar në çdo qoshe e skaj të psikologjisë së tyre. Rezoluta ka ndjekur rrjedhjen e procedurës normale për rezolutat, as ishte e papritur, as e befasishme as emergjente.

Rama e Balla mashtrojnë, të kriminalizuar në çdo skaj të psikologjisë e karakterit të tyre kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës. Vota e djeshme ishte vota më e egër që mund të bëhej në parlament.

Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë. Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që dhe një akt të tillë të ndërgjegjes individuale e njerëzore t’ua kalosh të tjerëve.

Qëndrimi i Ramës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet qëndrimi kur nuk përfill normë dhe ligj. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm. Ata që e mendojnë se kjo rezolutë ishte një kurth, unë i garantoj se nuk ishte kurth”, tha Berisha.

 

Të fundit