Flash News

Ditari i Opozitës

Rezultatet e Njësisë 10, Tabaku: PD ka pësuar rritje me 1200 vota, Tirana po i prin ndryshimit

Rezultatet e Njësisë 10, Tabaku: PD ka pësuar rritje me 1200
Jorida Tabaku

Pas rezultateve të Njësisë nr.10, ka reaguar kandidatja për deputete e PD-së, Jorida Tabaku. Përmes një prononcimi për gazetarët nga selia blu, ajo ka thënë se PD ka një rritje me 1200 vota, ndërsa PS ka pësuar rënie. Tabaku u shpreh se Tirana po i prin ndryshimit, ndërsa falenderoi qytetarët.

“Tirana po i prin ndryshmit, rezultatet nga dega 10 janë të jashtëzakonshme. PD ka një rritje me 1200 vota. PS ka rënë me 200 vota. Unë ftoj numëruesit dhe vëzhguesit të numërojnë me vendosmëri.

Rezultat tregojnë këtë trend. Tirana po i prin ndryshimit. Tirana do të vazhdojë të ketë ditë me diellë si ajo e djeshmja. Unë i ftoj që të gjithë të numërojmë, të ndryshojmë sepse e ardhmja do të jetë më e mirë”, u shpreh Tabaku.

Të fundit