Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i basteve, Dash Shehi del me propozim: Dyfishin e të ardhurave ta marrë shteti

Rikthimi i basteve, Dash Shehi del me propozim: Dyfishin e të ardhurave ta

Deputeti Dashamir Shehi ka pasur kritika dhe rezerva për ligjin për rikthimin e basteve online.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Shehi tha se qeveria me ligjin në fjalë po legalizon një ves teksa dha edhe një propozim.

Shehi sugjeroi që fitimet që do të vijnë nga lojërat e fatit t’i shtohen edhe buxhetit të shtetit. Deputeti tha se shteti të marrë të paktën dyfishin e fitimit dhe pjesa e mbetur të shpërndahen tek sporti.

“Kjo do të jetë një e keqe me ligj. Kjo është një e keqe, një ves. Më mirë që të jetë një ves që ka ça rregulla, se sa pa rregulla. Por që të na e shesin si avancim i shoqërisë, kjo është gënjeshtër. Jemi të pazotë për ta kontrolluar dhe për ta mbyllur. Jemi të pazotë. Le t’i vemë me ligj. Po justifikojmë një ves, shteti do marrë ca para. Po sa luhet në Shqipëri? Unë se kam idenë, por thuhet se luhet pare e madhe. Por që të merret shteti, të marrë ca lekë. Sikur nga këto 200 milionë që luhen, merr ca para, dhe ia jep atletikës. Bastet në Itali viheshin për futbollin, por paratë i merrte atletika. I vetmi justifikim që kemi për këtë punë, është që të marrim ca pare për sportin, se nuk kemi lekë. A marrim aq lekë sa merrnin para ‘Fundit të marrëzisë’? Të paktën të merret dyfishi i kësaj pune. Se i bie që po bëjmë me ligj disa biznesmenë të rinj”, tha Shehi.

Të fundit