Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i lojërave të fatit, Meta: Pafytyrësia e rilindjes nuk ka kufij kur bëhet fjalë për lekë

Rikthimi i lojërave të fatit, Meta: Pafytyrësia e rilindjes nuk

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë për të rihapur lojërat e fatit.

Duke folur në mbledhjen e kryesisë, Meta u shpreh se ajo që dikur konsiderohej si haram, tashmë po kthehet në hallall.

Sipas Metës, Rama po rihap bastet për t’i kontrolluar vetë duke ia dhënë klientëve të tij.

Pas disa vitesh jemi dëshmitarë sesi harami po kthehet në hallall për të na treguar se pafytyrësia e rilindjes nuk ka kufij kur bëhet fjalë për lekë për të futur duart në xhepat e shqiptarëve.

Ne e dimë shumë mirë se çfarë është thënë. Është thëne se marrëzisë i erdhi fundi, është thënë se qarkullonin mbi 700 milionë euro nga ky kryeministër që po i rihap, që sipas tij po financonin llumin dhe ishin veprimtari me burime kriminale me pronar me precedent kriminal, ndërsa tani po i hap vetëm për ti kontrolluar vetë duke ia dhënë klientëve të tij dhe duke përfituar nga një sektor ku përfitimet llogariten me qindra miliona euro në vit.

Ky është modeli i qeverisjes, modeli i zhvillimit ekonomik që nuk ka lidhje me modelin e qëndrueshëm që bazohet te puna, që bazohet tek prodhimi vendas, tek eksportet”, tha Meta.

 

Të fundit