Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani nga Vora: Jemi drejt një koalicioni! Kandidatët e bravës janë të pallogaritshëm

Ristani nga Vora: Jemi drejt një koalicioni! Kandidatët e bravës

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani ka dhënë një prononcim për gazetarët nga Vora, teksa procesi i votimit për primaret vijon prej 7 orësh. Ai ka bërë me dije se Komisioni është drejt koalicioni pa dhënë më tepër detaje.

Ristani i konsideroi “të pallogartshëm” kandidatët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.  Ai shtoi se kadidatët e vetëm nga PD janë ata që do të dalin nga këto zgjedhje.

"Nga bisedat e zhvilluara besoj që jemi drejt një koalicioni. Kandidatën tanë do të mbështeten nga një koalicion partish. PD do të ketë kandidatin e vetë të dala nga këto zgjedhje, ndërsa kandidatët e bravës për mua janë të pallogaritshëm. Unë nuk janë anëtar i PD  në Vorë, kështu që nuk kam mundësin e votimit", tha demokrati.

 

 

 

Të fundit