Flash News

Ditari i Opozitës

Votohen primaret/ Komisioni i Rithemelimit jep shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10.30, fluks i madh në Shkodër

Votohen primaret/ Komisioni i Rithemelimit jep shifrat e pjesëmarrjes deri

Komisioni i Rithemelimit të PD ka nxjerrë shifrat e pjesmarrjes në votimet për primaret e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 dhe është parashikuar të mbyllet në orën 17.00.

Të dhënat e nxjerra tregojnë pjesëmarrjen deri në orën 10.30. Komisioni bën me dije se procesi ka vijuar qetësisht pa problematika.

Gjithashtu bën me dije se ende nuk ka nxjerrë të dhënat për qëndrat e votimit në Shkodër, për shkak të fluksit që ka patur në këtë qytetet. Shifrat për Shkodrën do të dalin më vonë.

Pjesëmarrja deri në orën 10.30:

Dega Dibër: 220

Dega Durrës: 340

Dega Vorë: 120

Dega Rrogozhinë: 110

Dega Lushnjë: 160

Sali Berisha dhe anëtarë të tjerë të Komisionit e kanë cilësuar këtë praktikë të përzgjedhjes së kandidatëve si të duhurën për t’i dhënë vlerë votës dhe demokracisë. Ndërkohë PD-ja zyrtare thotë se kandidatët e Berishës nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike.

 

Të fundit