Flash News

Ditari i Opozitës

Votohen primaret për 6 marsin, Nishani: U realizua premtimi i parë, sot vota ka realisht vlerë

Votohen primaret për 6 marsin, Nishani: U realizua premtimi i parë,

Sot votohen primaret e Komisionit të Rithemelimit të PD-së për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Anëtari Bujar Nishani ka reaguar mbi procesin që po zhvillohet sot në gjashtë bashki, duke e cilësuar një ditë të veçantë për historinë e demokracisë.

Ai thotë se sot u përmbush premtimi i parë i rithemelimit që i jep vlerë votës. Komisioni i Rithemelimit ka përzgjedhur disa emra nga fusha të ndryshme si kandidatë për bashkitë pa kryetar dhe janë anëtarët ata që do të zgjedhin se kush do të garojë më 6 mars.

Kjo praktikë sipas Nishanit, është model ii votës së lorë, bashkimit, demokracisë funksionale dhe pluralizmit.

“Të dashur miq demokratë, sot një ditë e veçantë për historinë e demokracisë shqiptare. Partia Demokratike e Shqipërisë realizoi atë që ishte premtimi i parë i saj në proçesin e rithemelimit dhe modernizimit.

PRIMARET !  Vota ka realisht vlerë.

Sot me këtë proçes nuk përmbushet thjesht ky premtim i mbajtur, por sot demonstrohet praktikisht përpara syve të të gjithë shqiptarëve dallimi i madh mes dy modeleve të kulturës politike. Modeli i votës së lirë përballë manipulimit idiot e vulgar!”-shkruan ndër të tjera Nishani në rrjetet sociale.

Të fundit