Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani tregon letërporosinë belge për ‘Toyota Auris’: Basha s’donte të dëshmonte

Ristani tregon letërporosinë belge për ‘Toyota

Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka zbuluar një detaj nga letërporosia e drejtësisë belge ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me dosjen e ‘Toyota Auris’.

Basha ka thënë se do të shkojë në Belgjikë, por nuk shkoi, ndaj erdhën prokurorët belgë. Është në letërporosinë e belgëve që Lulzim Basha s’donte të dëshmonte në SPAK”, tha Ristani në emisionin ‘Politiko’, duke shtuar se një person që është në dijeni të një vepre penale, detyra e parë është që të denoncojë.

Nga ana tjetër, gazetari Bledian Koka e ka krahasuar deklaratën e Bashës 4 vjet më parë lidhur me këtë ceshtje me veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Sipas tij, ngjarja është e shtrirë në kohë dhe se ky është denoncimi i parë dhe i fundit i fortë i Lulzim Bashës dhe se ai e bëri pis.
Basha është tjetër aktor jo vetëm person që ka dijeni për ngjarjen, pasi folur për ngjarjen para se ajo të ndodhte. Peshku ishte në dorë, deklarata e Lulzim Bashës dekonspiroi operacionin. Në këtë rast Lulzim Basha ka bërë ‘vrasje nga pakujdesia’, të një operacioni ndërkombëtar”, u shpreh Koka.



Të fundit