Flash News

Ditari i Opozitës

‘Rithemelimi’ nis zgjedhjet, reagon PD: Postet drejtuese po i marrin ish-funksionarë të LSI

‘Rithemelimi’ nis zgjedhjet, reagon PD: Postet drejtuese po i marrin

Grupi i Rithemelimi nisi sot zgjedhjet brenda PD duke filluar me kryetarin e degës së Mallakastrës.

Për nisjen e procesit zgjedhor ka reaguar edhe PD. Në një postim në Facebook, shkruan se demokratët nuk mund të pranojnë një proces përjashtues ku po zgjidhen ish-funksionarë të LSI. PD sjell rastin e një personi që asokohe ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI, i cili sot është kryetar grupseksioni i PD në Berat.

“Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve të Sali Berishës. Ato jo vetëm janë përjashtuese po në vend të tyre po zgjidhen në poste drejtuese ish-funksionarë të LSI. Njëri ndër ta është Santiliano Dule, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, siç e tregon dhe statusi i tij, ka qenë pjesë e fushatës së kandidatit të LSI. Sot Sali Berisha ka injoruar kontributin e gjithë demokratëve të Beratit, që kanë punuar e sakrifikuar për Partinë Demokratike dhe u ka emëruar kryetar grupseksioni në Berat nga LSI. Kjo është mënyra se si po veprohet kudo, përjashtuese dhe jo-përbashkuese”, shkruan PD.

Të fundit