Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimit të energjisë, Basha: Çfarë u bë me reformën e famshme? Rama dështoi

Rritja e çmimit të energjisë, Basha: Çfarë u

Kryedemokrati Lulzim Basha dha një prononcim për gazetarët nga selia blu, pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar. Ai konfirmoi se fokusi i mbledhjes ishte rritja e çmimeve dhe kriza e energjisë.

Basha hodhi akuza ndaj qeverisë, duke u ndalur te reforma e energjisë. Sipas tij, kjo reformë nuk prodhoi asnjë rezultat pozitiv, duke shtuar se u abuzua me paratë e qytetarëve.

Ai solli në vëmëndje premtimet për uljen e çmimit të energjisë, duke theksuar se vendi ynë e ka më të shtrenjtin në rajon. Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama i ka përdorur paratë për të pasuruar veten dhe njerëzit e tij të afërt.

"Ajo që dominoi bisedën ishte çështja e çmimeve dhe paralajmërimi i tellallit të së keqes dje për rritjen e çmimit të energjisë. Energjia dhe karburantet rëndojnë më së shumti ekonominë shqiptare. Ka një efekt të drejtpërdrejtë të gjithçka tjetër që ne konsumojnë.

Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë ku në fakt e rriti edhe për familjarët dhe biznese. Dhejtëra familjarë kanë vrarë veten në qeli. Mbi 1 mijë janë burgosur. Mbi 40 mijë qytetarë kanë shpenzuar një natë në komisariat në furtunën e terrorit për reformën e energjisë. Këtu pyetja shtrihet çfarë u bë me reformën e famshme? Ku shkuan paratë e vjedhura të qytetarëve?

Ne e dimë se këto para nuk shkuan kurrë në destinacion. Çmimi i energjisë dhe karburantit u rrit. Këto janë fakte që i dinë të gjithë. Është një fabul sesi zonat kufitare shkojnë për të blerë karburant në Kosovë apo Maqedoni. Kjo është një tjetër pasojë e dështimeve të tij. Paratë që duhet të çonte për uljen e çmimit të energjisë. Me këto para ka pasuruar veten  tij dhe një grusht oligarkësh", tha Basha. 

Të fundit