Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja ekonomike vetëm në letra, Teliti: Bujqësia dhe industria janë në recesion

Rritja ekonomike vetëm në letra, Teliti: Bujqësia dhe industria

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, në një postim në rrjetin sociale Facebook ka reaguar  pas publikimit nga Instat të raportit mbi ecurinë ekonomike gjatë tremujorit të dytë 2025, ku sektorët e bujqësisë dhe industrisë vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në gropën e recesionit.

Sipas tij ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë me rritje në shifra dhe varfërim në realitet.

Postimi i Dorjan Telitit:

BUJQËSIA DHE INDUSTRIA NË RECESION, RRITJA EKONOMIKE VETËM NË LETRA!

 Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 ekonomia shënon “rritje në letra” 3.51%. Por në realitet, dy shtyllat tejet të rëndësishme të ekonomisë – bujqësia dhe industria – vazhdojnë në RECESION:

Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

 Bujqësia: -2.49%

 Industria: -1.79%

 Çfarë vlere ka kjo “rritje” kur fermerët falimentojnë dhe fabrikat mbyllen?

 Çfarë ekonomie ndërtohet kur prodhimi vendas bie dhe jetesa bëhet më e shtrenjtë?

 Ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë: rritje në shifra, varfërim në realitet

Të fundit