Flash News

Ditari i Opozitës

Rudina Hajdari: Nëse im atë do ishte gjallë, nuk do ta kishte lejuar zgjedhjen e Bashës në krye të PD

Rudina Hajdari: Nëse im atë do ishte gjallë, nuk do ta kishte

Ish deputetja Rudina Hajdari ka nderuar figurën e babait të saj, Azem Hajdari në 25 vjetorin e vrasjes së tij jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rudina Hajdari tha se nëse Azem Hajdari do ishte gjallë sot gjërat në PD do ishin shumë ndryshe.

Sipas saj, Azem Hajdari do kishte një rol përbashkues në PD ndërsa do të ishte potencial për drejtimin e partisë.

Hajdari u shpreh se nëse i ati do ishte gjallë nuk do ta kishte lejuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD dhe me shumë gjasë do të  kishte mbështetur Sokol Olldashin në garën për kreun e partisë.

“Ai po të ishte sot do ishte një figurë unitare në PD. Emërimi i Bashës si kryetar nuk do të ndodhte nëse Azem Hajdari do ishte gjallë se nuk fitoi asnjëherë zemrat e demokratëve. Nëse do të ishte gjallë në atë kohë do kishte përkrahur Olldashin, jo Bashën”, tha Hajdari.

Deputeti dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi regjimin komunist në Shqipëri, u ekzekutua në moshën 35-vjeçare.


 

Të fundit