Flash News

Ditari i Opozitës

Rushaj nga selia e PD: Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët

Rushaj nga selia e PD: Vazhdimi i numërimit do të ketë të

Kandidati për deputet i PD, Alfred Rushaj deklaroi në një prononcim nga selia blu se vijimi i numërimit pritet të sjellë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët e tyre.

Rushaj u bëri thirrje komisionerëve, vëzhguesve, numëruesve të cilës do parti, mos tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve.

Alfred Rushaj:  Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmojë vullnetin e shqiptarëve për ndryshim.

Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë.

Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin.    

Të fundit