Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji mesazh nga Konferenca Botërore Kundër Korrupsionit në SHBA

Salianji mesazh nga Konferenca Botërore Kundër Korrupsionit në

Koha është gjithmonë e përshtatshme për të bërë atë që është e drejtë”, me këtë thënie të Martin Luther King Jr si moto, po zhvillon punimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesioni i dhjetë i Konferencës së Shteteve Palë të Konventës së OKB kundër Korrupsionit.

Kjo Konferencë ka mbledhur nga data 11-15 dhjetor, liderë globalë për të marrë vendime mbi politikat dhe për të vazhduar punën e saj  në hartimin e rrugës për komunitetin ndërkombëtar për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe deputeti i PD nga Kuvendi i Shqipërisë, Ervin Saliani, i cili përcolli prej atje një video-mesazh me rëndësi për momentet që po kalon vendi dhe për betejën që po bën opozita shqiptare kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes.

"Në Atlanta, në konferencën botërore për antikorrupsionin! Lufta kundër korrupsionit është jetike për vende si ne, për Shqipërinë, për ta shpëtuar nga plaga më e madhe që e ka mbërthyer tash 10 vite!

Është e domosdoshme që çdo vend të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve , të ketë pushtet gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëra-tjetrën për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë.

Ky është mesazhi kryesor që po jepet në qendrën qeveritare të Kongreseve në Atlanta të SHBA”, ka thënë Salianji.

Të fundit