Flash News

Ditari i Opozitës

4 deputetë jashtë grupit, Salianji: S'ka përjashtime! Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje!

4 deputetë jashtë grupit, Salianji: S'ka përjashtime!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit nga grupi i Enkelejd Alibeaj ku përjashtoi 4 deputetë demokratë, Tritan Shehun, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Oerd Bylykbashin nga Grupi Parlamentar.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij.

“Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve! Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij! Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirē askujt. Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale!
Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime! Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve. Kjo do te ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!", shkruan Salianji.  

Më herët, Politiko.al shkroi se ky vendim i Alibeajt ka ardhur në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar kanë mbledhur firmat për shkarkimin e tij si kryetar grupi dhe zgjedhjen e Ervin Salianjit në vend të tij.

Alibeaj pasi është vënë në dijeni të lëvizjeve që po ndodhnin brenda grupit ka njoftuar largimin e 4 deputetëve të PD, për të bërë të mundur prishjen e numrave që do të sillnin largimin e tij.

Të fundit