Flash News

KRYESORE

Zbardhen prapaskenat, pse i përjashtoi Alibeaj katër deputetët e PD nga Grupi Parlamentar

Zbardhen prapaskenat, pse i përjashtoi Alibeaj katër deputetët e
Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.

Në njoftimin e grupit të Alibeajt thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021, ndaj i ka përjashtuar zyrtarisht.

Politiko.al ka zbardhur detaje të reja pas këtij vendimi. Mësohet se deputeti Ervin Salianji aktualisht ka nisur punën për mbledhjen firmave që të bëhet kryetar i grupit të PD dhe të spostojë Alibeajn.

Përjashtimi i këtyre të katërve bëhet pikërisht për këtë arsye, që të zvogëlohet grupi dhe Salianji të mos arrijë të mbledhë dot 20 firmat që i duhen.

Kështu, Alibeaj pasi është vënë në dijeni të lëvizjeve që po ndodhnin brenda grupit ka njoftuar largimin e deputetëve të PD, për të bërë të mundur prishjen e numrave që do të sillnin largimin e tij.

 

 

 

 

 

Të fundit