Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji paralajmëron Gardën: Të afrohet njëri të më prekë me dorë e ta shohë

Salianji paralajmëron Gardën: Të afrohet njëri të

Garda nuk ka lejuar deputetët e grupit parlamentar të PD-së të futen në Kryesinë e Kuvendit.

Jo vetëm deputetët e përjashtuar, por edhe ata të cilët nuk e kanë një masë ndaluese nga Etika, janë ndaluar të futen brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është drejtuar njërit prej gardistëve duke e paralajmëruar të mos e prekë me dorë.

“Të afrohet njeri të më prekë me dorë e ta shohë. Të afrohet njeri të më prekë, guxo. Hajdutë, pisa. Juntë është kjo? Çfarë janë këta gangsterë, gangsterë jeni ju, siç mbani pushtetin? Private e keni këtë? Le ta bëjnë shtëpi, le të mblidhen në shtëpi rehat. Do bëni luftë me të shtyrë? Private e keni këtë?”, tha Salianji.

 

Të fundit