Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji për herë të fundit në Shërbimet e Provës: Dënimi im ishte politik, do ta vijoj çështjen në Strasburg

Salianji për herë të fundit në Shërbimet e Provës:

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji teksa ka përfunduar zyrtarisht shërbimin e provës pas lirimit me kusht nga Gjykata e Fierit.

Salianji ka bërë një deklaratë për mediat nga gjykata ku tha se dënimi i tij politik është bërë për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të lartë shtetërore të PS me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, të denoncuara nga gazetari italian, Nello Trocchia.

Salianji tha se Kushtetuesja do të jetë nën testim, pas depozitimit të çështjes së tij në gjykatën më të lartë të vendit, duke shtuar se beteja e tij  politike sapo ka nisur.

"Sot përfundoj shërbimi i provës pas lirimit me kush nga gjykata. Përfundimi i një periudhë të errët, dhe një dënimi politik për arsye politike dhe fatkeqësisht përdorimin e drejtësisë për hakmarrje politike. Shërbimi i provës, s’kam pasur arsye tjetër veç arsye politike izolimi im, për shkak të fitores së betejës elektorale përballë PS. S’ka pasur rrezikshmëri qëndrimi im me liri, denoncimi im solli pasojë pozitive për publikun. Janë kthyer përmbys disa norma të vendosura shoqërore. E kundërta ka ndodhur me këtë rast. Jam burgosur për shkak të bindjeve politike dhe denoncimit të një personi të dënuar për drogë dhe bashkëpunimin me krimin që ende e vijon. Denoncimet po faktohen, lidhjet e forta të krimit me qeverinë, kontrollin e krimit të organizuar dhe përfshirjen e tyre në funksione të larta në drejtësi e polici. Përfundimi i këtij turpi, njollë turpi për drejtësinë e kapur do ta vijoj çështjen në Strasburg e do ta fitoj. Do të luftoj akoma më shumë për interesin qytetar që përballen me padrejtësi nga institucionet e ekzekutivi që janë kthyer në gjoba dhunuesish.

Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka nisur...Për pak ditë e dërgoj në Kushtetuese, e nëse do ketë kontroll do e dërgoj në Strasburg ankimimin e çështjes. Kushdo që ka mision publik, drejtësia të jetë e drejtë. Sot drejtësia thuajse është më keq se kurrë. Një çështje i duhen minimumi 7 vjet, drejtësia përdoret për qëllime politike dhe selektive. Në SPAK, në përgjime të caktuara përzgjidhen të arrestohen e goditen disa, e të tjerë të shpëtojnë, Toyota yaris, përgjimet e sky ecc. Që ministra të brendshëm marrin mijëra euro për të emëruar shefat e policisë dhe sipas interesave të Ramës. Arrestimet politike janë pasi Rama i ka lëshuar, Veliaj u lëshua më pas. Njëjtë me Metën, Berishën e të gjitha rastet e ndodhura. SPAK iu turr pasi i lëshoi. I ka arrestuar media para rastet e më pas vendos drejtësia. Ka pasur një qëllim politik,  pasi e ka spinuar. U takon gjykatave të vendosin drejtësi mbi bazën e provova, e jo kalkulimeve politike për qëllime përpilimesh statistikore.

Precedenti i parë në Evropë, nga kërkimet në Strasburg, që dikush të dënohet për një vepër penale pa ligj. S’ka kallëzim të rremë, fakt i provuar se shkoi u dorëzua personi i denoncuar. Pasojë pozitive, në Shqipëri është unik për kallëzim të rremë dënohet me burg. Edhe pse s’përfshihet në veprat, parashikohen nga dekriminalizimi, nga një artificë e parashkrimit të veprës, mua më janë ndaluar funksionet brenda 5 viteve. Ka njëmijë shkelje të tjera, me dëshmitarët e provat, mos-thirrjen e personave dhe mospasjen dijeni. Çështje që rikthen dënimet politike, ka akuza politike e dënime nga gjyqësori. Kjo agjitacion propagandë, që rikthehet pas kaq vitesh", deklaroi Salianji.

Të fundit