Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji skeptik për dorëheqjen e Bashës: Akt i vonuar, shpresoj mos të jetë një truk

Salianji skeptik për dorëheqjen e Bashës: Akt i vonuar, shpresoj

Deputeti Ervin Salianji është shprehur mosbesues ndaj dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Në një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes, Salianji e cilësoi largimin e Bashës si një akt të vonuar, por shpreson që të mos jetë një truk.

“Dorëheqja ishte një akti mirëpritur, por i vonuar. I siguroj demokratët që ne si deputetët do të jemi këtu për të siguruara që rruga e PD-së të jetë një rrugë drejt bashkimit, ripërtëritjes dhe bërjes konkuruese.

Shpresoj që ky akt të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që Partia Demokratike të mos ripengohet përmes trukeve të ndryshme për të sjellë më pas të njëjtin përfundim”, tha Salianji.

 

Të fundit