Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji takon prindërit e Martin Canit: Institucionet të nxjërrin përgjegjësit, të mos përsëriten më tragjedi

Salianji takon prindërit e Martin Canit: Institucionet të

Ervin Salianji ka zhvilluar një vizitë në familjen e Martin Canit, i mituri që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës.

Në një postim në Facebook, Salianji ka ndarë një foto me prindërit e Martinit dhe bën thirrje që autoritetet të nxjerrin përgjegjësit e ngjarjes dhe të mos i fhsehin pas justifikimeve.

Salianji bën thirrje që tragjedia e Canit të shërbejë si një thirrje për veprim që ngjarje të tilla, të mos përsëriten.

“Para dyerve të shkollës u shua jeta e Martin Canit! Sot isha pranë prindërve të tij.

Shoqëria shqiptare ka plagë dhe traumat e saj, vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pas një konflikti në shkollë ishte një dramë e rëndë që tronditi opinionin dhe trembi çdo familje. Ngjarje të tilla nuk duhet të harrohen kurrë, sepse janë kambanë alarmi për të gjithë ne.

Sot isha për vizitë tek prindërit e mrekullueshëm të Martin Canit, për të nderuar kujtimin e tij dhe për të ndarë dhimbjen e tyre. Por kjo nuk mjafton. Institucionet kanë detyrimin të nxjerrin përgjegjësit, të mos fshehin fajet pas justifikimeve dhe paralelisht të ndërmarrin masa të qarta: ristrukturim të sigurisë në shkolla, praninë e psikologëve e punonjësve socialë në çdo institucion arsimor, dhe programe edukimi që parandalojnë dhunën mes të rinjve.

Shkolla duhet të jetë vendi ku fëmijët tanë rriten, mësojnë dhe ëndërrojnë të qetë – jo një vend ku rrezikojnë jetën. Kujtimi i Martin Canit duhet të shërbejë si thirrje për veprim, që të mos përsëriten më tragjedi të tilla“, shkruan Ervin Salianji.

Të fundit