Flash News

Ditari i Opozitës

“Sazani në flakë”/ Berisha: Ramës shpenzon 150 mijë euro për një udhëtim dhe s’merr helikopter për zjarret

“Sazani në flakë”/ Berisha: Ramës shpenzon 150

Kryetari i demokratëve, Sali Berisha ka folur për situatën në ishullin e Sazanit, ku zjarri vijon të jetë aktiv prej disa ditësh. Gjatë një aktiviteti, Berisha përsëriti pretendimet se mungojnë helikopterët për të ndërhyrë nga ajri.

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se udhëton me avion në dispozicion, që kanë kosto 150 mijë euro dhe se nuk merr një helikopter të specializuar për shuarjen e zjarreve.

“Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avionë në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimumi, por një kanader (helikopter i specializuar “Kanader T21” për shuarjen e zjarreve) nuk e marrim ne dot verës, ta mbajmë këtu për zjarret.

Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, vërtet ai është i rreshtuar me Putin ndërsa ne jemi vend anëtar i NATO-s, qenia vend anëtar i NATO është detyrim më madhor për të mbrojtur ato vlera që janë të përbashkëta për vendet e lirisë”, tha Berisha.

 

Të fundit