Flash News

Ditari i Opozitës

“S'duam president për tango”, Alibeaj i përgjigjet Ramës: Besuam një proces rregullash, njerëzit e ‘hanë’ fjalët

“S'duam president për tango”, Alibeaj i përgjigjet

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me dështimin e raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit.

Në një prononcim për gazetarët, Alibeaj tha se zgjedhja e presidentit nuk ka nevojë për tango, por duhet gjetur një person që të jetë mbi palët dhe t’i përfaqësojë të gjitha ato.

Po ashtu, ai tregoi pse pranoi që të bënte marrëveshje me PS-së për zgjedhjen e presidentit të ri, pakt që më pas dështoi.

"S'ka nevojë për 2 për tango, se s'duhet të jetë një president për tango nga të 2, duhet një president mbi palët, president i shqiptarëve. Ne propozojmë, këta përzgjedhin, jo si lojë tango, por që ai/ajo, ç'rëndësi ka, të marrë mbështetjen e politikës, që nesër të mos e konsiderojnë vetes të njërës palë.

Mënyra më e mirë është një proces i përbashkët, dhe hapi i fundit është pasi të identifikohet një president i gjithë pranuar mbi palët, secila palë duhet ta bashkëpropozojë jo si lojë shahu, kjo është formula, unë e di, nuk mund të bëhet eksperiment me presidentin e republikës.

Në mënyrën më serioze, ne besuam që proces, rregulla, pastaj emra, është procesi që do jepte një emër, sipas kritereve që ne besuam, por nuk kemi çfarë t'i bëjmë njerëzve që i hanë fjalët. 

Fatkeqësisht sipas formulës së 2008 edhe një vjedhjes zgjedhjesh mund ta zgjedhë presidentin. Mjeti ynë i vetëm është ti qëndrojmë rregullave”, tha Alibeaj.

Të fundit