Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca ndaj Berishës, Pollo: SPAK ka frymëzim partiako-politik, situata po degradon

Seanca ndaj Berishës, Pollo: SPAK ka frymëzim partiako-politik,

Ish-ministri Genc Pollo komentoi lëvizjet e SPAK ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

I ftuar në News24, Pollo u shpreh se nuk po zbatohen vlerat kushtetuese duke sjellë degradimin e situatës në Shqipëri.

Pollo tha se kërkesa për kufizimin e komunikimit të Berishës gjatë arrestit në shtëpi është “provë” që SPAK ka frymëzim partiako-politik lidhur me këtë rast.

“Kur u kërkua nga avokatët çështja nuk shkoi për rishikim në GJK, e cila do duhet të shprehej. Kushtetutshmëria në shtetin ligjor është alfa. Një rend demokratik pa zbatim të vlerave kushtetuese nuk është më i tillë. Një sistem me demokraci është ai që garanton të drejtat e njeriut.

Nëse këto nuk zbatohen për ish-kryeministrja etj, të tjerëve në fund u vidhen miliona, prona, burgosen më lehtë, etj. Tani situata po degradon në një mënyrë që cenon jetën e gjithsecilit. Nuk është çështja e individit Sali Berisha, por e rendit që prek të gjithë.

Është e tmerrshme gjykimi fshatçe. Meqë dikush, qoftë Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama, nuk duhet të burgoset vetëm sepse ka qenë. Në vitet ’90 kishim të burgosur politikë. Patëm Fatos Nanon, sepse në retrospektivë dënimi i tij për shpërdorim detyre është shumë i diskutueshëm.

Në Shqipëri thuajse gjithnjë, hiq periudhën e Ina Ramës, e propozuar nga Berisha dhe që u kthye tërësisht kundra njerëzve që e emëruan, të gjithë periudhat e tjera, prokuroria është parë si e afërt me pushtetin, me apo pa të drejtë. Edhe sot, nuk bëhet përjashtim. Ka specifika të tjera, një përfshirje ndërkombëtare, por ka një situatë ku nën valën e përgjithshme të goditjes së politikanëve, nuk shihet zbatimi i ligjit.

Kërkesa për kufizimin e komunikimit është një provë që kërkesa e masës së kufizimit nuk ka të bëjë me dosjen penale në vetvete dhe kjo forcon dyshimet se SPAK po vepron për qëllime politike. Privimi i kryetarit të kësaj partie nga komunikimi është provë që ka frymëzim partiako-politik”, tha Pollo.

Të fundit