Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca parlamentare, mbërrijnë të veçuar Basha dhe Berisha, kush i shoqëron

Seanca parlamentare, mbërrijnë të veçuar Basha dhe

Mbërrijnë sërish të veçuar nga njëri-tjetri në ambientet e Kuvendit kreu i PD Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Basha ishte i shoqëruar nga Alfred Rushaj, kreu i grupit parlamentar i PD si dhe Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD.

Pak minuta më herët, në Kuvend mbërriti ish kryeministri Berisha, tashmë deputet i pavarur, i shoqëruar nga deputeti Tritan Shehu.  

Sot pritet të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit si Byroja dhe përbërja e Sekretariateve, Kryesia e  komisioneve të përhershme, etj.

Të fundit