Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, PD deklaron pjesëmarrjen

Seanca për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, PD

Nesër Parlamenti do të zhvillojë seancën e radhës ku pritet të diskutojë dhe votojë kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes të Gazës, pas ftesës së presidentit Donald Trump drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Seanca për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, PD

Kuvendi ka miratuar kërkesën e PS për zhvillimin e seancës plenare në ora 10:00, ndërsa pavarësisht kundërshtimit për mënyrën se si po miratohet marrëveshja, demokratët kanë deklaruar se do të marrin pjesë. 

Përmes një mesazhi të kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi drejtuar ligjvënësve demokratë, thuhet se ky veprim vjen si mbështetje ndaj përpjekjeve dhe angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.

Mesazhi drejtuar deputetëve të PD-së

Të nderuar kolegë,

Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar në seli, lidhur me seancën e sapo njoftuar plenare.

Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njëriu që ngërçin e tij me SHBA dëshiron t'ia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbëshetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.

 

 

 

Të fundit