Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca për Belerin, qytetarët në protestë para GJKKO

Seanca për Belerin, qytetarët në protestë para GJKKO

Teksa në GJKKO po zhvillohet seanca për shqyrtimin e rastit të Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, mbështetësit e tij, janë mbledhur para gjykatës për të protestuar.

Fredi Beleri është arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, i akuzuar për blerje votash.

Kujtojmë që "çështja Beleri" ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.

Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian.

Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instance të ndryshme ndërkombëtare.

 

Të fundit