Flash News

Ditari i Opozitës

"Seancat kalohen në 5 minuta"/ Zhupa: Kuvendi nuk mund të jetë noteri i qeverisë

"Seancat kalohen në 5 minuta"/ Zhupa: Kuvendi nuk mund të

Deputetja Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend ka kritikuar mënyrën sesi po funksionon Kuvendi, duke akuzuar mazhorancën se e trajton Parlamentin si një noter të vendimeve qeveritare, dhe jo si një hapësirë debati për interesat e qytetarëve.

Në fjalën e saj në seancë, Zhupa theksoi se diskutimet reale mungojnë, ndërsa seancat po reduktohen në procedura të shpejta votimi pa transparencë apo llogaridhënie. Ajo solli si shembull miratimin e 19 projektligjeve në një ditë, pa debat të thelluar, ndërkohë që Kuvendi nuk gjen kohë të diskutojë as raportin kritik të DASH për Shqipërinë.

Zhupa: Parlamentit i shkon që të mblidhet dhe të diskutojë për çështjet e qytetarëve. Të diskutojë për problematikat e qytetarëve për projektligje dhe jo të mblidhet të bëjmë thjesht noterin e atyre që vendosni ju atje. Shumicën që sollët sot, sollët 19 projektligje në një ditë për t’i miratuar. Kam disa vërejtje se si niset kjo seancë.

Kush janë prioritetet e këtij Kuvendi? Dua të them që prioriteti i këtij Kuvendi nuk mund të jetë thjesht kartoni, për të ngritur një karton dhe për të kaluar një procedurë në 5 minuta. Duhet të jetë demokracia, transparence, llogaridhënia dhe bërja e interesit publik.

Këto kanë munguar në këto seanca, këto kanë munguar dhe në atë procesverbal. Dhe sigurisht do të mungojë dhe në procesverbalin e ardhshëm, sepse nuk po flitet për qytetarin. Del raporti i DASH dhe ky Kuvend nuk e diskuton.

Të fundit