Flash News

Ditari i Opozitës

Sekuestro pronash? Kryemadhi: Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve nuk është sekuestruar

Sekuestro pronash? Kryemadhi: Asnjë pronë, as e imja as e

Pak ditë më parë në disa media qarkulloi lajmi se pronat e Monika Krymeadhit dhe kreut të PL, Ilir Metës, ishin sekuestruar. Madje, qarkulloi edh enjë lajm se Kryemadhi kishte depozituar kërkesë për të hequr sekuestron.

Deputetja e PL tha sot para gazetarëve se nuk ka asnjë sekuestrim pronash dhe se ajo nuk ka asgjë për të fshehur.

“Asnjë pronë, as e imja as e familjarëve të mi nuk është sekuestruar. Çdo gjë tjetër që do flas ka të bëjë me inceneratorin. Kanë lidhje vetëm me inceneratorin. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi. Celulari, send që ka lidhje me kallëzimet e mia.

Mos u shqetësoni, Monika Kryemadhi nuk ka gjë për të fshehur. Libër i hapur është Monika Kryemadhi për ju. Madje më e hapur seç duhet. Lojën politike dhe strategjinë që përdor unë për të ardhur këtu, është një mekanizëm i fshehtë dhe stil që e mëson gjatë rrugës”, tha ajo.

 

Të fundit