Flash News

Ditari i Opozitës

“Serbia të jetë pjesë e Aleancës”, Noka pas kërkesës së Ramës ndaj Stoltenberg: Të dënohet për tradhti kombëtare

“Serbia të jetë pjesë e Aleancës”, Noka pas                               

Kryeministri Edi Rama ngriti sot në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg nevojën e një dialogu të përhershëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Serbinë.

Ky fakt ka revoltuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka. Në një postim në Facebook, Noka, teksa e cilëson Ramën si ‘Kapteri i Sorosit’ shkruan se duhet të dënohet për tradhti kombëtare.

Prioriteti i kryeministrit shqiptar është orientimi euroatlantik i Serbisë.

Rama i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg anëtarësimin e Serbisë në Aleancë. Serbia nga ana tjetër e ka përcaktuar rrugën e saj qysh kur NATO e bombardoi në 1999, pikërisht për të çliruar Kosovën, emrin e së cilës Edi Rama e përmend andej nga fundi.

Bazat ushtarake të Shqipërisë janë në dispozicion të Aleancës që prej vitit 2009, kur Berisha dhe qeveria e tij e anëtarësuan vendin tonë në NATO.

Ky hipokrit që asokohe e quante aleancën "NATË" kërkon sot anëtarësimin e Serbisë, a thua se kjo do të ndryshojë jetët e shqiptarëve.

Kapteri i Sorosit duhet të dënohet për tradhti kombëtare!”, shkruan Noka.

 

Të fundit